Friday, November 22, 2024

Basha tregon “peshqit e mëdhenj” që duhet të kapë SPAK

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas arrestimeve me urdhër të SPAK për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar si të lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Basha thotë se këto arrestime nuk mjaftojnë, pasi sipas tij, komisioni hetimor mbi inceneratorët “faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri”.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.”, shkruan Lulzim Basha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë