Saturday, September 7, 2024

Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk dal në terren

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përplasur me kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe, në mbledhjen që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë blu.

Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00, ndërsa burime bëjnë të ditur se në takimin me dyer të mbyllura Basha është vënë në pozitë të vështirë disa herë nga drejtuesit lokalë të PD.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë çështja e ‘Reformës Territoriale’ dhe ‘Reformës Zgjedhore’, dy propozime këto të opozitës që po e çojnë PD-në drejt një marrëveshje me Edi Ramën, në këmbim të dhënies së votave për zgjatjen e mandatit të komisioneve të Vettingut në Drejtësi.

Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, duke refuzuar sërish që të zbresë vetë në bazën e partisë.

Në takim është cekur edhe lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deklarata e këtij të fundit sot nga Kavaja se do të kandidojë për kryetar partie, por Basha u është drejtuar me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në”, duke nënkuptuar raportet me ambasadën e SHBA.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë