Monday, June 30, 2025

Basha flet nga selia e PD: Sot nuk është ditë për t’u krenuar

Një ditë pas protestës në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se e sotmja është ditë bilanci.

Në një dalje për mediat nga godina e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se sot nuk është ditë për t’u krenuar, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Sali Berishës i cili doli në një deklaratë nga selia blu përpara tij.

Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe gjithë shqiptarët. Dhe ndonëse ndodhem këtu prej pothuajse pa pushim nga ngjarja me bashkëpunëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët dhe shqiptarët përveç se trishtimit të thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot nuk është ditë për t’u krenuar apo qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara.

Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët dhe me vlerat e familjes tonë. Por është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë, provat e të cilës janë para syve të gjithë shqiptarëve, se qëllimi i vetëm i Sali Berishës se nëse Partia Demokratike nuk e merrte nën mbrojtje duke u kthyer në bunker, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte.

Dhe për 4 muaj me radhë u përpoq të manipulonte demokratët dhe opinionin publik. Ndaj sot nuk kam dhe nuk mund të kem buzëqeshje. Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, nuk u derdh gjak ashtu siç kishte planifikuar Sali Berisha”, tha Lulzim Basha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë