Friday, November 22, 2024

Bardhi: Berisha të dorëzojë firmat në zyrën e protokollit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë për media nga selia e PD-së ditën e sotme, thotë se deri tani në seli nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Në përgjigje të depozitimit të 4,200 firmave të pretenduara nga Sali Berisha në zyrën e Edi Palokës, Bardhi tha se procedura parashikon që çdo kërkesë të dorëzohet në zyrën e Protokollit, çka nuk ka ndodhur deri tani.

Bardhi gjithashtu u shpreh se Berisha nuk ka arritur të mbledhë firmat e mjaftueshme, ndaj dhe sipas tij, ka vendosur të mos i dorëzojë zyrtarisht, por t’i mbyllë në kasafortën e Edi Palokës.

Pjesë nga deklarata e Bardhit:

Kemi përgjegjësinë dhe detyrimin në raport me demokratët për të zbatuar rregullat e brendshme të PD, statutin e PD. Dua të konfirmoj për çdo demokrat se në PD nuk ka ardhur deri në këtë moment që po flasim asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët por veçanërisht mbështetësit e PD kanë parë, ka qenë një bllof i madh, një kakofoni shifrash, një tallje me demokratët për hallet dhe problemet personale. Sepse nuk u arrit që pas dy muajsh të siguroheshin 1 e katërta e firmave të anëtarëve. Ka më shumë se dy muaj që bërtitet në çdo studio, që do të duhet të mblidhet Kuvendi, se ka një problematikë ish-kryetari Sali Berisha që duhet ta shtrojë për diskutim.

Por bëhet një shoë dhe një tallje me demokratët duke u thënë që firmat i kemi por duhet t’i mbyllin në kasafortë. Nëse i kanë, i përsëris thirrjen t’i dorëzojnë në protokollin e PD. Jeni edhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në PD, në zyrën e protokollit ka punonjës, nuk jemi institucion në ilegalitet. Nuk kemi asnjë hall me ligjin. Unë nuk e kuptoj ku qëndron problemi i mosdepozitimit zyrtar të firmave, në protokollin e PD. Në fakt e kuptoj por bëj sikur nuk e di. Nuk vijnë firmat në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, vijnë në zyrën e protokollit të PD. Zoti Paloka e disponon zyrën si ish-nënkryetar i Partisë. Nuk ka zyrë, e ka si honorar, nuk ka as staf për kryerjen e ndonjë lloj procesi. Nuk e ka dorëzuar akoma.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë