Friday, November 22, 2024

Bajerni vazhdon marshimin në Champions, Levandovski shënon supergol në Kiev (Video)

Përfundojnë dy ndeshjet e xhiros së 5 në UEFA Champions League. Bajerni i Mynihut ka triumfuar në acarin e Ukrainës. Kampionët e Gjermanisë kanë mundur me rezultatin 1-2 Dinamon e Kievit dhe deri më tani janë të vetmit që kanë 15 pikë të plota. Përpos kësaj, ata kanë siguruar edhe kualifikimin në raundin tjetër.

Super Levandovski zhbllokoi shifrat në minutën e 14 dhe e ka bërë me një gol magjik. Polaku tundi rrjetën me një roveshatë.

Në minutën e 42 ishte Kingsli Koman që dyfishoi shifrat, duke e çuar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.

Shtylla shpëtoi Manuel Nojerin. Numri një i Bajernit mori një pasim nga Goretzka dhe doli huq në tentativën për të larguar topin. Megjithatë, fati ishte me kapitenin e bavarezëve.

Në minutën e 70, Dinamo e Kievit ngushtoi diferencën, por goli i ekipit ukrainas pati vlerën e statistikës. Gramash finalizoi me sukses një aksion perfekt të skuadrës së tij.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në ndeshjen tjetër, Maçester Junajtid ka mundur me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Vijarealit në transfertë.

Ishte Kristiano Ronaldo që i dhuroi avantazhin “Djajve të Kuq” në minutën e 78. Portugezi është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë ndeshjet e para të një klubi anglez në një sezon të Kupës së Kampionëve, (duke përjashtuar fazën kualifikuese).

Në minutën e 90 ishte Sanço ai që vulosi golin e qetësisë për Junajtid, duke i dhënë 3 pikë të arta dhe gjithashtu vendin e parë në grup.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë