Bajerni i Mynihut ka mposhtur Barcelonën në ndjeshen e zhvilluar mbrëmjen e së martës në “Allianz Arena”, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Mjaftuan dy gola në minutat 50 dhe 54 nga Lukas Hernandez dhe Leroi Sane që bavarezët të triumfojnë 2-0.
Edhe pse katalanasit luajtën më mirë në pjesën e parë duke pasur disa raste, sërish nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ish-sulmuesi bavarez, Robert Levandovski zhgënjeu totalisht ndaj ish-skuadrës ku shkroi historinë, duke shpërdoruar raste të shumta shënimi.
Kampionët e Gjermanisë kryesojnë grupin C me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh, ndjekur nga Barcelona dhe Inter me nga 3 pikë dhe në vend të fundit Viktoria Plzen me 0 pikë.