Atalanta-Mançester Junajtid është mbyllur në barazim 2-2, falë një goli në minutat e fundit të Ronaldos duke i mohuar fitoren skuadrës vendase.
Iliçiç dhe Zapata shënuan golat për ekipin italian, ndërsa CR7 barazoi dy herë rezultatin.
Ndërkohë, Bajerni i Mynihut ashtu si Juventusi arrijnë kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.
Bavarezët kanë harruar eliminimin në Kupën e Gjermanisë dhe sot dhanë një tjetër provë force teksa mposhtën 5-2 Benfikën. Si gjithmonë është Levandovski ai që udhëhoqi ekipin e Nagelsman me një tripletë të realizuar, teksa shënuan edhe Gnabri me Sane. Morata dhe Nunes shënuan për Benfikën.
Ndërkohë po në Grupin E, Barcelona përfitoi nga fitorja e Bajernit, teksa mundi 1-0 Dinamon e Kievit për të kaluar në vend të dytë me 6 pikë dhe tashmë ka në dorë vetë kualifikimin për më tej. Pike ishte heroi i mbrëmjes që i dha 3 pikë katalanasve.
Rezultatet:
Atalanta 2-2 Mançester Junajtid
Bajern 5-2 Benfika
Dinamo Kiev 0-1 Barcelona
Juventus 4-2 Zenit
Sevija 1-2 Lilë
Vijareal 2-0 Jang Bojs