Thursday, November 21, 2024

Bajerni ofertë faraonike për Levandovski-n

MYNIH – Bordi i Bajernit ka qenë në qendër të kritikave gjatë dy muajve të fundit për shumë arsye, mungesa e përforcimeve dhe trajtimi i keq i negociatave me Robert Levandovskin dhe Niklas Zylen. Pavarësisht rinovimit me Komanin, Goreckën dhe Kimishin, dielli nuk po shkëlqen gjithmonë te Bajerni.

Në një intervistë për mediat gjermane, CEO i klubit, Oliver Kahn, shpjegon situatën aktuale në lidhje me zgjatjet e kontratave dhe përforcimet e skuadrës.

Kahn thotë për “TZ” se Bajerni e di se çfarë dëshiron për sa u përket arritjeve sportive: “Synimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampioneve çdo vit”.

I pyetur se si do të ishte e realizueshme, Kahn thekson se një sukses i tillë do të jetë i mundur vetëm me: “Përforcime të synuara si dhe bisedime për kontratë me lojtarët tanë”.

Gjermanët ende nuk i kanë rinovuar kontratat me Levandovskin, Nojerin dhe Mylerin. Ish-portieri nuk dëshiron të ketë presion dhe thotë se është i qetë në bisedimet për kontratat me lojtarët e rëndësishëm: “Për sa u përket bisedimeve, jam i qetë, nuk e lëmë veten nën presion nga jashtë. Që tani fillon faza e nxehtë, tani mungon vetëm titulli i dhjetë radhazi i Bundesligës dhe Liga e Kampioneve. Bajerni dihet se është aty kur ka më shumë rëndësi”.

KRITIKA PËR MATEUSIN Ish-mesfushori i Bajernit, Lotar Mateus, ka kritikuar bordin dhe përgjegjësit, në veçanti Hasan Salihamixhiçin dhe Oliver Kahnin.

Së fundmi, 60-vjeçari tha për “SportBild” se e sheh si mosrespektim që klubi nuk ka bërë asnjë kontakt për një zgjatje të kontratës me Levandovskin që nga sot: “Bajerni duhet ta konsiderojë veten me fat që Robert Levandovski është një profesionist me një karakter të madh”.

Pas kritikave të fundit, CEO i bavarezëve, Oliver Kahn, i është përgjigjur ishfituesit të “Topit të Artë”.

“Pas karrierës së tij si trajner dhe futbollist, ai nuk ka drejtuar asnjë klub. Fatkeqësisht, ai po e interpreton rolin e tij si një ekspert i mirë i futbollit për të krijuar tituj. Do të këshilloja shumë mirë që të mos flasë për gjëra për të cilat nuk ka njohuri”, tha Kahn.

KAFE ME LEVËN Sipas mediave gjermane, Kahn do të takohet me Levën për një kafe në një nga baret e qytetit për ta “joshur” lojtarin me një rinovim të mundshëm.

Bëhet fjalë për një paketë 85 milionë euro rrogë deri në 2025, diku te 28 milionë euro në sezon. Diçka që pritet të pranohet nga polaku i cili për momentin fiton rreth 20 milionë euro.

Vetë agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, u shpreh para disa muajsh se ai nuk do të ulej në tavolinë me drejtuesit bavarezë nëse paga e lojtarit nuk do të kapte 25 milionë eurot në sezon.

Ai kërcënoi me largim nga Mynihu të klientit të tij i cili kërkohet edhe nga shumë klube të mëdha të cilat do të ishin të gatshme të paguanin pagën që kërkon lojtari.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë