Bajerni i Mynihut shkatërroi 0-4 Benfikën, në Portugali. Sane me dy gola, Levandovski dhe autogoli i Everton i dhanë 3 pikët bavarezëve, të cilët kryesojnë grupin e tyre me pikë të plota.
Një gol i Dejan Kulusevskit i ka dhënë Juventusit një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, duke mbajtur skuadrën e Masimiliano Alegrit në kreun e grupit.
Në një duel shumë të komplikuar përballë Zenitit në transfertë, suedezi hyri në pjesën e dytë të ndeshjes dhe në fund të sfidës shënoi një gol të pazakontë për të, me një gjuajtje me kokë. Aq mjaftoi që Juventusi të ketë pikët e plota pas 3 ndeshjesh e të jetë thuajse i kualifikuar, duke menduar tashmë për të ruajtur vendin e parë.
Bardhezinjtë ndiqen nga Çelsi, që fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Malmos. Golat e Kristensen dhe Havertz, si dhe dy penalltitë e Zorzhinjos, bënë gjithçka të thjeshtë për kampionët në fuqi. Ndërkohë, Çelsi përballet me Malmo, duke shpresuar te një hap fals i bardhezinjve, për të kthyer përsëri në garë londinezët për kreun.
Por, lajmet negative erdhën nga dëmtimet e Lukakut dhe Ëerner që u detyruan të braktisnin fushën në pjesën e parë.
Mançester Juanjtid ka fituar 3-2 ndeshjen ndaj Atalantës, në një sfidë spektakolare përballë publikut të “Old Trafford”.
Pas një pjese të parë aspak të mirë, ku pësuan dy gola nga Pasaliç (15’) dhe Demiral (29’), “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën në të dytën, duke shënuar 3 herë e duke marrë pikët e plota, që e dërgojnë ekipin e Solskjaer në vendin e parë të grupit F.
Rashford në minutën e 53, Maguire në minutën e 75 dhe Kristiano Ronaldo në minutën e 81 ishin autorët e golave për ekipin anglez.