Bundesliga ka prodhuar emocione dhe ndeshja interesante në javën e dhjetë. Bajerni dhe Dortmundi vazhdojnë luftën në distancë pasi të dyja skuadrët fituan ndeshjet respektive.
Bavarezët shkatërruan Union Berlin në transfertë me rezultatin 2-5. Pas humbjes turpëruese në kupë ndaj Gladbahut, kampionët në fuqi e patën të lehtë sfidën ndaj të zotëve të shtëpisë. Protagonist ishte Levandovski, i cili shënoi një dygolësh në pjesën e parë. Sane shënoi golin e tretë dhe praktikisht e mbylli sfidën.
Në pjesën e dytë shënuan Koman dhe Myler. Për Berlinin shënoi Giselman në pjesën e parë dhe Rierson në të dytën.
Dortmundi fitoi në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Këlnit. Për verdhezinjtë shënuan Hazard dhe Tiges.
Bajerni mbetet në vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se ndjekësit e Dortmundit.
Më poshtë keni dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera në Bundesligë:
Arminia Bifild 1-2 Mainz
Bajer Leverkusen 0-2 Volsburg
Dortmund 2-0 Këln
Frajburg 3-1 Grëjter Fyrth
Union Berlin 2-5 Bajern Mynih