Presidenti i SHBA, Xho Bajden ka deklaruar se është i shqetësuar për presidentin rus Vladimir Putin, duke u shprehur se ai nuk ka asnjë rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.
Në një mbledhje fondesh politike në periferi të Uashingtonit, Bajden tha se Putini kishte gabuar në besueshmërinë e tij duke menduar se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Europian, raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane kanë shpehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Biden tha se Putini është një njeri shumë llogaritës dhe problemi për të cilin ai shqetësohet.
Ai tha se presidenti rus “nuk ka rrugëdalje tani dhe unë po përpiqem të kuptoj se çfarë bëjmë ne për këtë”.