Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka kryer 550 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
8 raste janë në Tiranë, 2 qytetarë në Lushnje, 2 në Sarandë dhe nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.
587 pacientë aktivë me Covid-19 janë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.