Thursday, November 21, 2024

Asnjë humbje jete dhe 47 persona pozitiv me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 501 testime, ku 47 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 41 persona janë shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 501 testime, 47 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan.

Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Prill 2022)

Raste të reja ditore           47

Të shëruar në 24 orë        34

Të shtruar në spitale        16

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   501

Testime totale               1,780,345

Raste pozitive                   273,870

Raste të shëruara             269,862

Raste Aktive                            516

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             266

Vlorë               67

Fier                  53

Gjirokastër     32

Elbasan           22

Durrës              21

Berat                12

Shkodër           12

Kukës               11

Korçë               10

Lezhë                 8

Dibër                  4

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë