Sunday, June 29, 2025

Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar për vrasje

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë në kryeqytet, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për vrasje dhe prodhimin e shitjen e lëndëve narkotike.

I arrestuari, Lulzim Spahija, 27 vjeç, banues në Lushnjë, ka vrarë shtetasin Ferdinand Xhaferaj duke e goditur me sende të forta në kokë, në bashkëpunim me 26-vjeçarin Kristi Bixheku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 qershor të vitit 2021 në rezervuarin e Gjançit në Korçë dhe Bixheku është autori i parë i arrestuar për këtë vrasje në 17 nëntor të po atij viti.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin Spahija, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në rrugën “Lord Bajron”, teksa gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Operacioni policor i koduar “Eagle”, u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë