Thursday, November 21, 2024

Armand Duka rizgjidhet për herë të 6-të president i FSHF-së

Asambleja e FSHF-së e mbledhur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ka zgjedhur Armand Dukën si presidentin e saj për një mandat të 6.

Votimi i cili padyshim do të shoqërohet me procese ligjore nga kundërshtarët e tij, ka caktuar përsëri Dukën në krye të institucionit të futbollit për 4 vitet e ardhshme.

Pas votimit që u krye sot, nga 43 anëtarë të pranishëm në sallë, Duka ka marrë votat e nevojshme që në raundin e parë. Atij i mjaftonin 29 vota që të shpallej president i FSHF-së në këtë votim.

“Nga 43 votues të vlefshëm, pjesëmarrës të rregullt, kemi 2 fleta të pavlefshme për gabime teknike, kemi 4 vota për zotin Sulejman Starova dhe diferenca prej 37 votash, më shumë se kuorumi e shpall zotin Armand Duka president të FSHF”, tha kryetari i Komisionit të verifikimit, Koço Kokëdhima duke mbyllur procesin.

Në fjalën e tij të shkurtër pas shpalljes së rezultateve, Duka tha se të gjitha vërejtjet e kritikëve do t’i korrigjojë gjatë 4 viteve në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.

Duka gjatë fjalimit të tij para delegatëve të Asamblesë

Të nderuar anëtarë të Asamblesë jam vërtetë i emocionuar, por në të njëjtën kohë edhe i obliguar për këtë votëbesim të sotmin nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju përveç votës e ka edhe një vërejtje për mua, por jo vetëm ju. Edhe ata që nuk janë në këtë sallë, sportistë, trajnerë, tifozë dhe ju garantoj që të gjitha këto vërejtje që i kam dëgjuar dhe do të vazhdoj t’i dëgjoj do t’i respektoj, do i mbaj shënim dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë këtij 4-vjeçari të drejtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në të njëjtën kohë kam dëgjuar dhe vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje, ofendime. Ju siguroj që do t’i shmang ato ashtu si vetë loja jonë me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë dhe unë dëshiroj pas një periudhe të vështirë, pas një fushate që ju e keni ndjekur dëshiroj t’i lemë pas ato që kemi kaluar gjatë këtyre 2 muajve. Bashkë me ju, ata që nuk janë në këtë sallë, aktorët dhe faktorët e vendit të kontribojmë dhe të derdhim gjithë energjitë tona pozitive për zhvillimin e futbollit, lojës tonë të dashur dhe për mirëorganizimin, mirëqeverisjen e institucionit tonë qendror FSHF, për të cilën të gjithë ju keni hedhur nga një gurë për ndërtimin e saj, jo vetëm ju por edhe breza para nesh. Edhe njëherë ju falenderoj përulësisht gjithësecilin nga ju për mbështetjen dhe ju garantoj që do të jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh Armand Duka. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë