Thursday, November 21, 2024

Armand Duka konfirmohet në krye të FSHF-së

Pas fitores së mandatit të 6 si president i FSHF-së, Armand Duka, mund ta ushtrojë detyrën e tij. Gjykata e Tiranës ka hequr ndaj Dukës masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, duke vendosur që ai të hetohet pa asnjë masë sigurie.

Masa e pezullimit nga detyra iu hoq edhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. Ky vendim i jep të drejtë dy zyrtarëve të lartë të FSHF-së që të ushtrojnë tashmë funksionin e tyre që kanë në federatë.

Për kreun e FSHF-së dhe vartësin e tij, masa e sigurisë pezullim nga detyrra u caktua më herët nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. Ata u vunë në hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Hetimet ndaj tyre nisën pas kallëzimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili pretendon se në zgjedhjet e 24 janarit për kreun e shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës, u rrit faktikisht numri i delegatëve për të ndikuar te rezultati. Veliaj kallëzoi penalisht edhe sekretarin e shoqatës, Ardian Haçin dhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun.

Për Haçin, raportohet se deri më tani avokatët mbrojtës, nuk kanë bërë kërkesë për ndryshim mase të pezullimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë