Saturday, June 28, 2025

Ndeshja më skandaloze në vitet e fundit, “3 luanët” i japin shuplakë historike Shqipërisë

Përfundon ndeshja e xhiros së 9 të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Anglia ka shkatërruar Shqipërinë me rezultatin e thellë 5-0.

Vetëm 9 minuta lojë dhe Anglia shënon golin e parë ndaj Shqipërisë. Një goditje dënimi e shkaktuar nga Gjasula ndaj Kejn bëri që Xhejms të krosonte në shtyllën e dytë, aty ku Megajër nuk fali me kokë…

Një gabim i pafalshëm i mbrojtjes që nuk ruante shtyllën e dytë, më së shumti Uzuni, pasi Megajër dihet që është goditës për shtatlartësinë e tij.

Në minutën e 14, Uzuni humbi shansin i artë, sulmuesi i vetëm me Pikford gaboi, portieri i Anglisë grushtoi topin.

5 minuta më vonë, Anglia nuk fali, aksion model nga “3 luanët” me Kejn që brenda zonës ndëshkoi sërish Shqipërinë.

Në minutën e 29, Shqipëria pësoi golin e tretë. Henderson dribloi mbrojtjen kuqezi dhe më pas e ndali topin në fundin e rrjetës.

3 minuta më vonë, Anglia nuk fali sërish, Kejn ndëshkoi sërish kuqezinjtë që duken sikur nuk janë fare në fushë. Në minutën e 66, Laçi tentoi me rroveshat, por shkaktoi faull.

Me këtë humbje, Shqipëria mban vendin e 3 me 15 pikë, ndërsa Anglia renditet në vendin e 1 me 23 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë