Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se anëtarët e Bordit të Transparencës për çmimet, duhet të japin dorëhqejen.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ky bord duhet të pushojë menjëherë së funksionuari, pasi po vjedh qytetarët shqiptarë.
“Shqipëria nuk mund të ketë, asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet”, deklaroi ish-kryeministri.
Ndër të tjera, Berisha përmendi dhe rezolutën për gjenocidin serb.
Refuzimi i rezolutës së opozitës nga qeveria aktuale për Berishën është jo vetëm një akt makabër, por dhe një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u masaktuan në vitet 1998-1999.