Një valixhe e braktisur pranë një supermarket në Fier ka ngritur alarmin tek qytetarët.
Pas mbërritjes së policisë u konstatua se valixhja ishte bosh dhe policia e ka larguar nga vendi.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.
Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.