Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve K. G., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.