Një aksident i rëndë është regjistruar në Milot në Rrugën e Kombit këtë të hënë. Mësohet se dy makina, një “Opel” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. I mituri po udhëtonte me prindërit e tij, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës, në makinën “Opel”. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe shoferi i mjetit tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë makina tjetër e aksidentuar, ku udhëtonte edhe i mitur, është shkatërruar plotësisht dhe pjesët e dëmtuara i janë shpërndarë nëpër rrugë.
Megjithatë autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i shoferit të mjetit tip “Benz”.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po mundëson edhe qarkullimin normal të mjeteve në Rrugën e Kombit.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .
Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.