Sunday, June 29, 2025

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Stajkë të Shkodrës, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari.

Viktima, i identifikuar me inicialet Sh.Z, teksa po drejtonte motomjetin e tij, është përplasur me një automjet.

Përplasja rezultoi fatale për të, teksa drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë