Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Peshkopi-Maqellarë.
Mjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi E.H, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.