Shtohen zërat se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë duke vdekur. Inteligjenca amerikane dhe ajo Ukrainase pretendojnë se ai po vuan nga kanceri i zorrëve dhe ndodhet në një gjendje aspak të mirë shëndetësore.
Shërbime inteligjente kanë analizuar imazhin e Putin gjatë daljeve të tij të fundit në media dhe sipas tyre, “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.
Shprehia e tij e fytyrës pa një buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, thonë burimet amerikane. Dyshimet janë se kjo është edhe arsyeja që e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen të njëjtat burime.
Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë. “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. Vështrimi i tij tregon se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë të ndodhë si rezultat i vuajtjes së tij”, tha ai.
Analiza e “The Telegraph”,
Ndërkohë “The Telegraph”, ka nxjerrë 5 arsyet se përse Putin mund të jetë duke vuajtur nga sëmundjet. Sipas saj janë pesë faktorë që tregojnë dyshimet se vendimi i tij i tmerrshëm për të pushtuar Ukrainën mund të mbështetet jo nga gjendja e tij mendore, efektet e izolimit nga Covid ose mendjemadhësia, por nga një gjendje fizike .
- Pamja e Putinit
Presidenti rus është shfaqur dukshëm më i fryrë rreth fytyrës dhe qafës kohët e fundit. Kjo ka çuar në sugjerime se ai mund të jetë nën trajtim me steroide. Efektet anësore të steroideve përfshijnë rritjen e rrezikut të infeksionit, si kolla dhe ftohjet, dhe “ndryshimet e humorit dhe sjelljes”. “Ndonjëherë, kur merren në doza më të larta, steroidet mund të shkaktojnë konfuzion ose ndryshime në të menduarit,” sipas Macmillan Cancer Support. “Kjo mund të përfshijë mendime të çuditshme ose të frikshme.” Në nëntor 2020, Putin pësoi një kollë të zgjatur gjatë një takimi televiziv me ministrin e tij të financave. Pamjet u redaktuan më vonë dhe Kremlini tha se ai ishte “absolutisht mirë”.
- Tavolinat e gjata
Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar janë në rrezik më të lartë të kontraktimit të rasteve të rënda të koronavirusit dhe infeksioneve të tjera. Kjo përfshin ata që marrin ilaçe që shtypin imunitetin. Ka pasur shumë spekulime se pse zoti Putin është përfshirë në një distancë kaq ekstreme sociale. Emmanuel Macron u detyrua të ulej në anën tjetër të një tavoline prej 13 metrash. Gjatë një takimi televiziv, vetë ministri i jashtëm i Putinit, Sergei Lavrov, ishte ulur gjithashtu në anën tjetër të një tavoline absurde të gjatë.
- Inteligjenca
Senatori republikan amerikan, Marco Rubio, sugjeroi në fundjavë se “diçka nuk shkon” me Putinin. Z. Rubio nuk është teoricien i rastësishëm konspiracionit në internet. Ai është republikani i lartë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit. Si i tillë, ai sheh inteligjencën e klasifikuar, për të cilën nuk mund të flasë. Megjithatë, ai ka lirinë të lëshojë sugjerime. Dhe kështu ka bërë. Rubio tha: “Do të doja të mund të ndaja më shumë, por tani për tani, mund të them se është shumë e qartë për shumë njerëz që diçka nuk shkon me Putinin. Ai ka qenë gjithmonë një vrasës, por problemi i tij tani është i ndryshëm dhe domethënës”. Rubio më vonë tha se Putin duket se ka disa probleme shëndetësore neuro/fiziologjike. Dyshime mund të kenë edhe francezët. Vlerësimi i një zyrtari francez, pas takimit maratonë të Macron me Putinin përpara pushtimit, la të kuptohej diçka. Zyrtari u citua të thoshte se zoti Putin “nuk ishte i njëjtë” si kur Macron e takoi atë dy vjet më parë. Ai ishte më i ngurtë dhe ideologjik dhe, në disa aspekte, ishte “i shkrirë”.
4. Putin ka sëmundjen e Parkinsonit dhe kancerin
Në nëntor 2020, profesori Valery Solovei, një ish-historian në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, u citua të thoshte se zoti Putin mund të kishte sëmundjen e Parkinsonit dhe kancerin. Ai gjithashtu sugjeroi që Putin mund të jetë gati të largohet nga puna në vitin 2021 për shkak të frikës për shëndetin e tij. Në atë kohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte “marrëzi absolute” dhe “çdo gjë është në rregull me presidentin”. I pyetur nëse Putin po planifikonte të largohej në të ardhmen e afërt, Peskov tha: “Jo”. Prof Solovei dha dorëheqjen nga instituti, ku ai ishte kreu i departamentit të marrëdhënieve me publikun, në vitin 2019, duke thënë se “presioni politik” ishte përgjegjës për largimin e tij.
- Afati kohor i përshpejtuar i Putinit
Në misionin e tij për të rivendosur atë që ai e konsideron tokën ruse të humbur, zoti Putin më parë kishte pasur një pikëpamje të gjatë. Në vitin 2008 ai pushtoi Gjeorgjinë në mbështetje të republikave të vetëshpallura të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Gjashtë vjet më vonë, ai aneksoi Krimenë. Sipas ndryshimeve në kushtetutën ruse të bëra në fillim të vitit 2021, ai mund të qëndrojë president deri në vitin 2036. Kjo do t’i jepte atij mjaft kohë për grabitje në rritje të tokës, ato që Perëndimi mund ta konsideronte si “inkursione të vogla” të dënueshme vetëm me një shuplakë në dore.