Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një tjetër shtetrrethim në kryeqytetin e Ukrainës.
Nga ora 20:00, banorët do të urdhërohen të qëndrojnë brenda deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se zëvendëskryeministri i Ukrainës ka thënë se për sot janë rënë dakord për 10 korridore humanitare, të cilat do t’i lejojnë qytetarët të largohen të sigurt nga disa nga qytetet e rrethuara.