Monday, June 30, 2025

Pse forcat ajrore ukrainase nuk sulmojnë autokolonën ruse që po i afrohet Kievit?

Dy pyetje që po shtrohen së fundmi rreth gjendjes në Ukrainë janë: Si po hyn ndihma ushtarake dhe pse forcat ajrore ukrainase nuk po sulmojnë kolonën e gjatë ruse që po i afrohet Kievit?

Sipas BBC, kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është ende në duart e Rusisë (agresioni rus ka ardhur nga tre anët e tjera – veriu, jugu dhe lindja), kështu që ka ende një korridor për furnizimet.

Në anën tjetër, bregdeti i Detit të Zi megjithatë tani është kryesisht nën kontrollin rus dhe konsiderohet i pasigurt për shumicën e transportit.

Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, të gjithë janë të habitur se përse Ukraina nuk ka bërë më shumë për të sulmuar autokolonën ruse.

Në këtë drejtim, vë në pah shkrimi i BBC, ka disa shpjegime të mundshme.

Për shembull, shpjegimi i parë thotë se Ukrainës po i mbarojnë dronët dhe forca e saj e vogël ajrore, është e kujdesshme kur bëhet fjalë se mund të rrëzohet nga armatimet ruse të mbrojtjes ajrore.

Ben Barry nga qendra e mendimit në Londër IISS sugjeron se ukrainasit mund të kursejnë burimet që kanë në gatishmëri për të kundërsulmuar kur rusët t’i afrohen Kievit, teksa ka dokumentuar edhe disa pamje satelitore.

Kompania amerikane Maxar Technologies ka realizuar një video, ku shihet makineria luftarake e Rusisë në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se autokolona ruse ka ngecur, por sulmet mbi kryeqytetin ukrainas nuk kanë të ndalur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë