Saturday, June 28, 2025

”Nuk jemi pjesë e këtij konflikti”/ NATO i frikësohet Rusisë

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka zbutur ndjeshëm retorikat ndaj Rusisë. Edhe pse u shpreh se mundësitë janë në rritje që gjërat në ditët në vijim në Ukrainë të përkeqësohen, pasi trupat ruse parashikohet të dërgojnë aty armatime të rënda për të vijuar sulmin, sërish NATO nuk do të ndërhyjë.

Në një konference për mediat, pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, norvegjezi e përshkroi pushtimin e Ukrainës si “agresionin më të keq ushtarak në Europë prej dekadash”.

Megjithatë, ai tha se NATO mbetet një aleancë “mbrojtëse”. “Detyra jonë bazë është që ta ruajmë 30 shtetet anëtare. Nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë që të sigurojmë që të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte më shkatërruese dhe më e rrezikshme, me më shumë vuajtje njerëzore”.

Norvegjezi tha se ministrat e Jashtëm të pranishëm në takim diskutuan për mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës, por ranë dakord që mbi qiejt e saj nuk duhet të fluturojnë avionë të NATO-s.

Ai dënoi edhe një herë sulmin në centralin bërthamor Zaporizhzhia, çka sipas tij vë në dukje edhe një herë rreziqet e kësaj lufte. “Nuk mund të kryesh operacione ushtarake në një impiant bërthamor”, tha Stoltenberg.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë