Monday, September 15, 2025

Pas Ukrainës, edhe Moldavia aplikon për anëtarësim në BE

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu nënshkroi këtë të enjte një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, me proces të përshpejtuar.

Vendimi i Sandu, vjen pas ofensivës ushtarake të ndërmarrë nga Rusia, ndaj Ukrainës fqinje. Sandu, kryeministri dhe kryetari i parlamentit moldav nënshkruan dokumentin gjatë një konference në Kishinau, zonë në të cilën politikanët pro-rusë dhe ata pro-europianë kanë luftuar për të marrë kontrollin e vendit që kur Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në 1991.

“Ne duam të jetojmë në paqe dhe prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë. Ndërsa disa vendime kërkojnë kohë, disa të tjera duhet të merren shpejt dhe me vendosmëri, dhe duke përfituar nga mundësitë që vijnë në një botë që është në ndryshim.”- tha Sandu përpara nënshkrimit të kërkesës.

“Aplikimi i Moldavisë do të dërgohet në Bruksel në ditët në vijim”, njoftoi Presidentja moldave. Vlen të theksohet se pak ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, nënshkroi një kërkesë për anëtarësim të menjëhershëm të vendit të tij në BE, ndërsa vijon lufta me forcat pushtuese ruse.

Moska e kundërshton ashpër zgjerimin e BE-së dhe veçanërisht të NATO-s në Lindje, duke e konsideruar si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare. Ndërsa, negociatat për t’u bashkuar me BE – të cilat Moldavia dhe Kievi nuk i kanë nisur ende – zakonisht zgjasin shumë vite. Udhëheqësit e BE-së pritet ta diskutojnë kërkesën e Ukrainës në një samit jozyrtar muajin e ardhshëm, thanë diplomatët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë