Friday, November 22, 2024

Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Largohuni nga shtëpitë, do të sulmojmë

Ministria ruse e mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë “kokat” e Shërbimit të Sigurisë në kryeqytetin ukrainas, shkruan BBC.

Në një deklaratë të lëshuar të martën pasdite, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të “parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë