Friday, March 14, 2025

Rusia një hap larg luftës me Ukrainën, Kina del kundër perëndimit

Kina nuk ka menduar asnjëherë se sanksionet janë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet. Kështu ka deklaruar sot ministrja e jashtme e Kinës për situatën që Rusia ka krijuar me Ukrainën.

Deklarata e zëdhënëses së ministrisë, Hua Chunying erdhi pas pyetjes nëse kombi aziatik do i bashkohej shteteve të perëndimit në sanksionimin e Rusisë.

“Qëndrimi i qeverisë kinezë është se ne besojmë që sanksionet nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur problemin”, teksa shtoi se Kina gjithmonë ka “kundërshtuar sanksionet e njëanshme e të jashtëligjshme”.

Sipas zëdhënëses së ministrisë, sanksionet sjellin vështirësi të mëdha në jetën e qytetarëve si dhe shkaktojnë pasoja të rënda ekonomike.

Kina shpreson se çështja do të zgjidhet përmes dialogut dhe i bëri thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të vetëpërmbahen, tha Chunying para gazetarëve në Pekin.

“Ne shpresojmë se palët e përfshira do ta mendojnë me seriozitet këtë. Mendojmë se duhet të bëjmë më të mirën për të zgjidhur problemin përmes dialogut”

Hua foli dhe për rastin e Tajvanit, teksa hodhi poshtë pretendimet për një krahasim të mundshëm më situatën në Ukrainë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë