Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka zbuluar detaje rreth protestës së thirrur ditën e nesërme kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe siç e quan ai, paktit antikombëtar Rama-Vuçiç.
Berisha njofton se protesta do të nisë në orën 16:00.
Mbledhja e protestuesve do të bëhet tek selia e PD-së për të vijuar me tek drejt Kryeministrisë.
Ditën e nesërme në Tiranë do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të takimit ‘Open Balkan’, projekt ky i kundërshtuar nga ish-kryeministri Berisha.