Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një e moshuar si pasojë e flakëve.
Policia njofton se rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.