Friday, November 22, 2024

Lajçak kritika BE-së: Të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka qenë I pranishëm në samitin e mbajtur në Selanik, ku ka deklaruar sërish nevojën e nisjes së bisedimeve mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Diplomati i BE ka theksuar se është e rëndësishme gjithashtu që BE të heqë dhe vizat për qytetarët e Kosovës.

Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe dorëheqjen e Zoran Zaev, teksa është shprehur se dorëheqja e tij është për shkak se BE nuk arriti të përmbushë premtimin, duke humbur kështu një nga partnerët më të mirë në rajon.

Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, është shprehur ndër të tjera Lajçak.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë