Interi ka lënë pas ndalesën me Juventusin, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Empolit në transfertë, në një fushë ku shumë skuadra kishin shfaqur probleme. Zikaltërit kanë fituar 2-0 në një ndeshje që e kanë kontrolluar plotësisht e ku bilanci mund të kishte qenë edhe më i thellë përballë kuqezinjve Bajrami e Ismajli që e luajtën këtë sfidë nga fillimi.
Për Interin kishte pak vështirësi në fillimin e ndeshjes, me Bajramin që krijonte shumë rrezikshmëri në aksionet e tij. Por më pas goli i D’Ambrosio bëri të thjeshtë gjithçka, pasi detyroi Empolin të hapej e të linte më shumë hapësira për sulmin e Interit.
Kartoni i kuq i Riçit tek Empoli i mundësoi skuadrës së Inzagit që të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e dytë me Dimarko, ndërsa pa t’i anulohen deri në fund të sfidës edhe tre gola të tjerë.
Ndërkohë, Roma e Murinjos ka triumfuar në Sardenja ndaj Kaljarit jo pa vuajtje, pasi iu desh të përmbysje golin e Pavoletit me Ibanez e Pelegrini. Ndërkohë, spanjolli Pedro i dha fitoren 1-0 Lacios ndaj Fiorentinës, një skuadër që ka filluar të bëhet kërcënuese për ekipet e kreut.
Rezultatet:
Kaljari-Roma 1-2
Empoli-Inter 0-2
Lacio-Fiorentina 1-0