Monday, June 30, 2025

Autorët ishin tre/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Fier

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit 57-vjeçarit Demir Backa, dy ditë më parë në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve më të fundit, dyshohet se mund të kenë qenë 3 persona të cilët janë përfshirë në këtë akt kriminal, por ende nuk dihet se kush e qëlloi me armë zjarri biznesmenin.

Pas vrasjes, mendohet se të tre autorët në makinën tip ”Audi”, janë larguar në drejtim të Lushnjes. Nga hetimet e deritanishme, gjithashtu dyshohet se ata janë vrasës me pagesë.

Si ndodhi vrasja?

Biznesmeni fierak Demir Backa u ekzekutua mbrëmjen e së dielës me breshëri kallashnikovi. 57- vjeçari ishte duke larguar nga një qendër tregtare në Fier, kur 2 autorë të maskuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij, kur Backa ishte duke u larguar.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa 57-vjeçari është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Fierit. Fatkeqësisht plumbat i kanë prekur organet jetësore, duke e bërë të pamundur mbajtjen në jetë. Ndaj Backës është qëlluar me 16 plumba nga një distancë 7-8 metra nga 2 armë të ndryshme.

Autorët pasi kanë realizuar atentatin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Benz C Klas’.

Pak çaste më pas policia ka arritur të gjej mjetin duke u djegur në fshatin Daullas. Makina nuk është djegur plotësisht, ndërsa brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë, që u përdorën nga autorët për kryerjen e vrasjes.

Mjeti i përdorur në krim ka qenë i vjedhur dhe ishte pajisur me targa të Kosovës. Policia tashmë po verifikon se kujt i përkasin targat dhe nëse zotëruesi i tyre ka lidhje me ngjarjen.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë