Wednesday, March 12, 2025

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

Kryeministri Edi Rama thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur, pasi për të, prokurori ka dyshime dhe jo prova.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pa të dhe PS, nuk ka SPAK.

“Tek historia gjenden sekretet e statecraft, shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje. A jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në këtë diskutim prej dy apo tre ditësh ndryshimin mes “të dyshuarit” dhe “të pandehurit”. Atëherë,  “i dyshuari” është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria është e vetëdijshme që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, për të ngritur akuzë e për të thënë “Ky person ka bërë një, dy, tre dhe për këtë person kërkoj dënim”. Ndërsa “i pandehuri” është pikërisht dikush për të cilin prokurori shkon para gjykatësit dhe i thotë “Dua burg për këtë person, kam këto prova, fillo gjyqin”. Pra, i dyshuari është kur Prokuroria ka mbledhur një sërë provash por nuk ka krijuar bindjen se i ka të mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e personit. Ndërsa, i pandehuri është kur Prokuroria e ka bindjen e mjaftueshme. Tani, pyetja e dytë që më vjen është, a e dini që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të cilit dje ju dha masa “arrest me burg” nuk është i pandehur?

Pra, vetë prokurori nuk mendon që është gati të kërkojë hapjen e gjyqit sepse nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka, sipas tij, dyshime të mjaftueshme bazuar në një sërë provash të pamjaftueshme, sipas tij, jo sipas meje. Statusi i Erion Veliaj sot tregon pikërisht këtë. Pra, që të jemi shumë të qartë për të gjithë ata që kanë vënë kujën që  “Ç’pati Edi Rama, u tërbua, ndryshoi qëndrim, ju vërsul SPAK-ut, të mbrojmë SPAK-un nga Edi Rama”.

Nëse nuk mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me Partinë Socialiste, harrojeni SPAK-un, nuk keni SPAK. Pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk ka SPAK, kjo është e qartë. Nuk do kishte, as nuk diskutohet, por nuk ka sepse bufi i kënetës e thotë dhe në mënyrë deklarative “Më jepni votën të shkrij SPAK-un” dhe nuk mendoj se i shkon njeriu mendja që SPAK-un, nëse nuk e garanton bashkë me gjithë reformën në drejtësi kjo kocka këtu dhe Partia Socialiste e Shqipërisë bashkë me mua, nuk mund ta garantojnë ato kallgacet rreth e rrotull kënetës të atyre partiçkave që kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre se gjë tjetër të re nuk kanë sepse kanë të njëjta metoda dhe të njëjtën sjellje si sjellja e bufit të kënetës, por janë si mrokulla të vogla dhe i bëjnë hosana SPAK-ut sepse  mendojnë që SPAK do ju heqë qafe kundërshtarët dhe këta do rriten. Do rriten se është lis i madh Partia Socialiste. Nën hijen e një lisi të madh nuk mbin kollaj gjë tjetër.”, theksoi ai.

 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë