Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Kosovës i duhet Shqipëria në krah, për të arritur integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, Osmani u shpreh se Bashkimi Evropian do të jetë më i plotë dhe i sigurt me anëtarësimin e shteteve tona.
Osmani shtoi se duhet kthyer vëmendja te shqiptarët në Luginë, si dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Pengesat me të cilat Kosova po përballet në këtë rrugëtim janë tejet të mëdha. Për t’i tejkaluar pengesat, na duhet mbështetja e vazdeshme e Shqipërisë. BE do jetë më e qëndrueshme, më i sigurt dhe më e plotë me shtetet tona. Me rëndësi është unifikimi i politikës sonë të jashtme. Shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Ne duhet të ngrejmë zërin më shumë sesa kurrë më parë. Derisa po flasim, akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të clat është ndërtuar RMV. Ne nuk duhet as të qëndrojmë as të heshtur, as të mbyllim sytë. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleat i palëkundur. Edhe sot, Shqipëria mbetet shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Shpreh vlerësimin për të gjithë deputetët, përkushtimi juaj për demokracinë, është dëshmi e unitetit. Zëri i deputetëve të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare është i vlerësuar nga populli i Kosovës. Le t’i afrojmë dy shtetet tona çdo ditë e më shumë. Së bashku sy dy shtete, të bashkaura nga gjaku, vizioni, të ecim përpara, krah për krah, siç kemi bërë gjithmonë”, theksoi ajo.