“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë të ndryshme dhe në një vend tjetër, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues. Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë më shumë sukses”.
Ishin këto fjalët e para të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo pas zyrtarizimit të kontratës me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr, shkruan CBS Sports.
Ronaldo firmosi një kontratë deri në vitin 2025 si futbollist, ku do të përfitojë 75 milionë dollarë në sezon, e më pas, do të shërbejë si ambasador i klubit deri në 2030-n.
Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë klubi saudit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Historia në zhvillim e sipër. Ky është një nënshkrim që jo vetëm do të frymëzojë klubin tonë për të arritur sukses edhe më të madh, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm. Mirë se vini Cristiano në shtëpinë tuaj të re”, thuhej në njoftimin e klubit.
الرياضي الأعظـم عالميًا 🌏
يـوقع رسميًا لـ #العالمي 🤩#رونالدو_نصراوي pic.twitter.com/BBq469mAYh— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) December 30, 2022