Saturday, June 28, 2025

Mësuesit kërkojnë 100 euro shtesë, qeveria ofron 50, vijon greva në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Sinsikatës së Arsimit, Rrahman Jashari nuk kanë gjetur zgjidhje, në lidhje me kërkesat e arsimtarëve.

“Euronews Albania” mëson se pas takimit që zgjati më shumë se 2 orë, ata nuk gjetën gjuhën e kompromisit, ndaj dhe greva e arsimtarëve do të vijojë.

Mësuesit kerkojne 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit per paga, por qeveria ka ofruar vetëm 50 euro si pjesë të pakos ekonomike për tejkalimin e krizës aktuale.

Në orën 11:00 është thirrur një konferencë e përbashket e kryeministrit Kurti, ministres së Arsimit, Arberie Nagavci dhe kreut të sindikatës, Rrahman Jashari.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë