Friday, November 22, 2024

Sanksionet do shkaktojnë rritje të çmimit të energjisë për Evropën, thotë Putin

Sanksionet e vazhdueshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë një rritje katastrofike të çmimit të energjisë për familjet evropiane.

Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin këtë të premte në një takim me zyrtarë të lartë, shkruan Reuters.

“Ne e dimë se evropianët po përpiqen të zëvendësojnë burimet ruse të energjisë. Megjithatë, ne presim që rezultati i veprimeve të tilla të çojë në rritjen e çmimit të gazit në treg dhe rritjen e kostos së burimeve të energjisë për konsumatorët fundorë”, u shpreh Putin.

Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë kanë shkaktuar shumë më tepër dëme për ato vende që i kanë vendosur.

Në muajt e fundit, Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz drejt Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez Orsted, firmës holandeze Gasterra dhe Shell-it.

Kjo për shkak të refuzimit të tyre për të kryer pagesën në rubla, të kërkuar nga Putin si përgjigje ndaj sanksioneve nga vendet perëndimore për luftën në Ukrainë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë