Saturday, March 15, 2025

Putin urdhëron vazhdimin e luftës në Ukrainë pas pushtimit të Lysychansk

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu që ushtria ruse të vazhdojë ofensivën në Ukrainë, pas pushtimit të qytetit të Lysychansk.

Putin u shfaq në televizionin rus duke u bërë thirrje forcave në fronte të tjera për të ndjekur qëllimet e tyre, sipas planeve të miratuara më parë, shkruan BBC.

Putin i tha ministrit Shoigu se trupat që morën pjesë në ofensivën për pushtimin e rajonit të Luhansk duhet të pushojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre luftarake.

Rusia tha të dielën se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas të Luhansk pasi pushtoi bastionin e fundit ukrainas të Lysychansk.

Marrja nën kontroll e këtij rajoni, është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donjeckut, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.

Komanda ushtarake e Ukrainës tha se forcat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë