Friday, November 22, 2024

Rusia godet Odesën pasi Ukraina rimori Ishullin e Gjarprit, 17 viktima

Të paktën 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur u raportuan të premten në qytetin port të Odesës në Ukrainë, pasi raketet ruse goditën një bllok apartamentesh.

Me forcat e saj tokësore të përqendruara në rajonin industrial lindor të Ukrainës, Donbas, Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve me raketa në të gjithë vendin në dy javët e fundit, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk deklaroi se raketet ruse goditën edhe një objekt turistik, ku sipas tij mbetën të vrarë të paktën tre persona, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sulmi erdhi pasi forcat ruse thanë të enjten se po tërhiqeshin nga Ishulli i Gjarprit si një shenjë e  vullnetit të mirë për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e grurit nga Ukraina.

Por Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse nga deti i Zi pas një sulmi me artileri dhe raketa, me presidentin Volodimyr Zelenski që përshëndeti fitoren, të cilën e konsideroi strategjike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë