Friday, November 22, 2024

SHBA: Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test bërthamor

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut tha të premten se Uashingtoni, në koordinim të ngushtë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe aleatët po “përgatitet për të gjitha mundësitë”, teksa po monitorojnë Korenë e Veriut për një testim të mundshëm bërthamor.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë thënë se kanë detektuar përpjekjet e Koresë së Veriut për të përgatitur një vend testues në verilindje të vendit, për të kryer një testim të ri bërthamor, që do të ishte i shtati që nga viti 2006 dhe i pari që nga shtatori i 2017.

Më 2017, Koreja e Veriut pretendoi se kishte detonuar një bombë termobërthamore, e cila sipas Phenjanit mund të vendosej në raketat e saj balistike ndërkontinentale.

I dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut, Sung Kim, ishte në Seul për t’u takuar me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia për të diskutuar për kërcënimin në rritje që paraqesin armët bërthamore dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

“SHBA-ja vlerëson se Koreja e Veriut po përgatit vendin e saj për testime në Puggye për testin e shtatë bërthamor. Ky vlerësim po ashtu konsiston edhe me deklaratat e fundit të bërë nga Koreja e Veriut”, tha Kim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë