Thursday, November 21, 2024

Ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal deklaroi se vendi po humbet 170 milionë dollarë çdo ditë, për shkak të bllokimit të porteve dhe kjo ka bërë që prodhimet ukrainase të mos eksportohen.

Deklaratën, Shmyhal e dha gjatë një vizite në portin jugor të Odesës së bashku me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, shkruan BBC. Sipas Shmyhal, eksportet e Ukrainës janë përgjysmuar.

“Nëntëdhjetë milionë tonë prodhime bujqësore, të cilat Ukraina planifikoi të eksportonte në vendet e Azisë, Afrikës dhe Evropës janë bllokuar”, tha Shmyhal.

Michel dhe Shmyhal në portin jugor të Odesës

SHBA deklaroi të hënën se do të pezullojë tarifat për çelikun ukrainas për një vit, duke përmendur dëmin që lufta i ka shkaktuar industrisë.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, vendosi një tarifë prej 25% për importet e çelikut nga disa vende, përfshirë Ukrainën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë