Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka një marrëveshje të fshehtë për Parkun Kombëar të Butrintit.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpeh se qeveria ka një bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan dhe qëllimi i marrëveshjes është që Butrinti të ketë aktivitete fitimprurëse.
“Nuk ka marrëveshje sekrete. Fondacioni shqiptaro-amerikan është një kontributor shumë i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit, dhe një bashkëpunëtor i qeverisë prej shumë kohësh. Nuk po akuzoni Ministrinë e Kulturës, po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan na paska hyrë në një marrëveshje sekrete për të hapur bare dhe restorante në Butrint. Kjo është një marrëveshje e re për të shkuar më tutje. Butrinti do ketë aktivitete fitimprurëse”, tha kreu i qeverisë.
Rama nënvizoi fitimet do të shkojnë për Parkun e Butrintit teksa shtoi se se edhe në qeveritë e mëparshme kanë bërë marrëveshje të tilla.