Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaroi se që prej fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, unioni i ka paguar Rusisë 35 miliardë euro për importet e naftës.
Sipas Borell, kjo shumë është tepër e ulët në krahasim me ndihmën që BE-ja i ka dhënë Ukrainës me vlerë 1 miliard dollarë për armatime, shkruan BBC.
“Ne duhet të ndihmojmë ukrainasit që të mbrohen, u kemi dhënë 1 miliard dollarë. Mund të duket një shumë e madhe, por 1 miliard dollarë është shuma që ne i japim Putinit çdo ditë për energjinë”, tha ai.
Vërejtjet e tij vijnë pasi ambasadorët e Bashkimit Europian pritet të takohen për të vendosur një raund të pestë sanksionesh ndaj Moskës, përfshirë edhe ndalimin e importit të qymyrit.
“Sot ne vendosim që të ndalojmë importin e qymyrit”, u shpreh Borell.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po punon për vendosjen e masave, ku përfshihet edhe ndalimi i importit të naftës ruse.