Ndeshje më të vërtetë e çmendur ka qënë ajo mes Lacios dhe Udinezes, sfidë e cila përfundoi në barazim 4-4.
Miqtë shënuan 2 gola brenda 30 minutash me dopietën e Betos, por, pak sekonda më pas ngushtoi shfirat Imobile. Në fundin e fraksionit pati kohë edhe për Molinën.
Skuadra nga kryeqyteti e nisi mirë pjesën e dytë dhe “tundi rrjetën” 2 herë për 10 minuta. Fillimisht ishte Pedro që bëri detyrën, ndërsa Milinkoviç tregoi klasin e tij. Goli i përmbysjes do vinte ga Açerbi, në minutën e 79. Atëherë kur nuk pritej, Udineze barazon me Arslan në fund, në një sfidë totalisht të çmendur e cila mbyllet pas 100 minutash lojë dhe 3 kartonave të kuq.
Lacio shkon e nënta me 22 pikë, ndërsa ekipi i Gotit është i 14-ti.