jatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë tha se nga 1110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:
14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.
Në të gjithë vendin janë 352 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.