Friday, October 18, 2024

“35 mijë euro për “kokën” e Albin Kurtit”, zbulohet mesazhi kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

“35 mijë euro kush vret Albin Kurtin”, ka qenë ky mesazhi që ka alarmuar autoritetet, të cilët më pas kanë rritur dhe nivelin e sigurisë ndaj tij.

Një postim në “facebook” ka qenë kërcënimi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Një person me emrin “Marki Mario”ka publikuar një postim në “Shes Blej Gjithqka”, ku thuhej se personi që do vriste Kurtin do ti jepnin 35 mijë euro.

“35000 eureo shpërblim kush e vret Albin Kurtin, ika ket mashtrues dhe zhvatës i shtetit ket matrapaz dhe ordiner, ket tposhtër e tpaftyr, kjet hajn dhe kriminel”thuhej në postim.

Pas kësaj menjëherë në shtëpinë e kryeministrit në Taslixhe kanë zbarkuar forcat e shumta të Policisë së Shtetit, ndërsa policia autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi mbrëmjen e djeshme se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.

Mediat lokale në Kosovë raportuan të mërkurën (27 tetor) në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit vërehet prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë