Sunday, June 29, 2025

17 të infektuar, 1 viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Nga 545 testime në 24 orë, 17 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19.

1 person humbi jetën duke e çuar numrin e viktimave në 3 494, ndërsa 37 u shëruan në 24 orët e fundit duke shënuar 270 378 të shëruar që prej fillimit të pandemisë.

Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 10 prej tyre janë shtruar në spital, nga ku 1 pacient është në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar,” thuhet në njoftimin e përditshëm të ministrisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë